E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni fajtor për përmbysjen e anijes “Costa Concordia”

Pronari i anijes italiane, që ka ngecur në rërë në brigjet e Italisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave, tha se kapiteni mund të ketë bërë “gabime në drejtim”, që kanë shkaktuar pasoja serioze.

Në deklaratën e kompanisë “Costa Concordia” thuhet po ashtu se nuk janë ndjekur procedurat standarde për raste emergjente.

Kapiteni i anijes, Francesko Shetino, është arrestuar nën akuzat për vrasje dhe braktisje të anijes së tij.

Incidenti ndodhi me 4200 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit në bord.

Në mesin e gjashtë viktimat janë turistë nga Italia, Spanja, Franca dhe Peru.

Mbi 60 njerëz të tjerë janë lënduar, ndërsa 15 vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

Paraprakisht, burimet zyrtare në Itali kanë konfirmuar se kanë gjetur trupin e një të mbyturi në rrënojat e anijes, që ngeci në rërë në brigjet italiane.

Anija “Costa Concordia” goditi shkëmbin mbrëmjen e së premtes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›