Mbytja e anijes në Itali, gjendet kufoma e gjashtë

Shkon në 6 numri i të vdekurve nga mbytja e anijes luksoze italiane, pasi punonjësit e ekipeve të shpëtimit gjetën një ditë më parë edhe trupat e dy burrave të moshuar në pjesët e fundosura të krocierës "Costa Concordia". Ndërkohë numri i të zhdukurve është reduktuar nga rreth 40 në 15. Mbrëmjen e së shtunës, një çift nga Koreja e Jugut që ishin në muajin e mjaltit u nxorën nga kabina e tyre. Të paktën tre njerëz humbën jetën kur anija ngeci në rërë mbrëmjen e të premtes në brigjet e italisë veriore duke u batuar nga njëra anë.
Dy francezë dhe një pjestar peruan i personelit vdiqën. Më shumë se 30 njerëz u plagosën. Skuadrat e shpëtimit të cilat përdorën barkat e shpëtimit dhe helikopterët arritën të evakuonin më shumë se 4 mijë pasagjerë dhe pjestarë të ekuipazhit në ishullin Xhilio aty pranë mëngjesin e së shtunës. Pasagjerët ishin në orarin e darkës në kohën e incidentit dhe iu është thënë se anija kishte probleme energjie. Autoritetet kanë nisur një hetim për arsyet se përse anija preku në cektinë.
Kapiteni italian Françesko Schetino u ndalua nga autoritetet dhe sipas agjencisë italiane ANSA ai do të përballet me disa akuza, mes tyre për vrasje dhe braktisje të anijes. Ndërkaq edhe pronari i anijes italiane, që tashmë ka ngecur në brigjet e Italisë, duke vrarë të paktën pesë njerëz, tha se kapiteni mund të ketë bërë "gabime në drejtim", që shkaktuan edhe pasoja serioze. Në deklaratën e kompanisë "Costa Crociere" thuhet po ashtu se nuk janë ndjekur procedurat standarde për raste emergjente. Gjashtë viktimat janë me origjinë nga Italia, Spanja, Franca dhe Peruja.