E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat, Almir Rrapo kërkon lirinë

Më 31 gusht përfundon afati 60-ditor i vedosur nga gjykata e Apelit për të mbajtur në qeli Rrapon, i cili akuzohet nga drejtësia amerikane për krime të rënda të kryera në kuadër të organizatës kriminale që drejtohet nga vëllezërit Krasniqi.

Lidhur me kërkesën për ekstradim, avokatët thanë se në bazë të ligjit duhet të njihen me dosjen dhjetë ditë përpara, duke shtuar se deri tani nuk kanë asnjë informacion për mbërritjen e një kërkese të tillë nga autoritetet amerikane.

Almir Rrapo gjendet pas hekurave që prej 2 korrikut dhe pasi të shqyrtojë kërkesën për heqjen e masës së sigurisë, gjykata do të vendosë për fatin e tij. Mbi 27-vjeçarin rëndojnë akuza për pjesëmarrje në bandën e vëllezërve Bruno dhe Saimir Krasniqi, autore e një sërë veprash penale ku përfshihen vrasjet, rrëmbimet, trafiku i lëndëve narkotike dhe veprimtari të tjera të paligjshme në Shqipëri dhe SHBA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›