E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan: Grabit banesën, bie në pranga

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”. Sipas burimeve nga policia lokale, Urim Kuka, 30 vjeç, ka përfituar nga momenti kur në banesën e Muharrem Gurabardhit nuk ka patur familjarë.

Menjëherë pasi ka parë që këta të fundit janë rikthyer në shtëpi, autori ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur. Kjo ka shkaktuar panik te familjarët të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Kjo e fundit arriti të vërë në pranga të dyshuarin disa orë pas grabitjes, pas mesnatës së të shtunës, si dhe ka sekuestruar armën dhe 80 mijë lekët që 30-vjeçari kishte grabitur në banesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›