Akuzat Hektor Ajazi Tri dokumentet qe rrezojne PS-ne

Kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu iu kunderpergjigj dje akuzave te opozites
Kunati i ministres se Integrimit z. Hektor Ajazi publikoi tre dokumente mes te cilave edhe vendimin e Hipotekes qe sipas tij verteton se pronen e ka blere. Paraqes vendimin e Hipotekes per te cilin deputeti Gaci dhe sekseri Sela pretendojne qe e kam grabitur ku vertetohet se ia kam blere me 7.7.2008 zotit Nazmi Kaziu. Ne deklaraten e tij para noterit zoti Kaziu deklaron se e ka shitur pronen dhe eshte paguar prej meje - pohoi Ajazi. Ai deklaroi me tej se nuk ka lidhje me dhunen ndaj shtetasit Naim Sela se nuk e ka goditur ate dhe nuk ka lidhje me pronen e tij.
Valentina Madani
Per here te pare Hektor Ajazi kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu iu kunderpergjigj dje akuzave te opozites per afera te dyshuara korruptive dhe sajeses se rrahjes se shtetasit Naim Sela. Z. Ajazi publikoi tri dokumente mes te cilave edhe vendimin e Hipotekes qe sipas tij verteton se pronen e ka blere. Paraqes vendimin e Hipotekes per te cilin deputeti Gaci dhe sekseri Sela pretendojne qe e kam grabitur ku vertetohet se ia kam blere me 7.7.2008 zotit Nazmi Kaziu. Ne deklaraten e tij para noterit zoti Kaziu deklaron se e ka shitur pronen dhe eshte paguar prej meje - pohoi Ajazi. Ai beri te qarte se nuk ka lidhje me dhunen ndaj shtetasit Naim Sela se nuk e ka goditur ate dhe nuk ka te beje me pronen e tij. Deklaroj publikisht se nuk kam lidhje me ate qe i ka ndodhur Naim Seles. As e kam goditur as i kam grabitur prone sepse ai ska asnje lidhje me mua e pronen time. I kerkoj publikisht Naim Seles te shpjegoje se pse i frymezuar nga socialisti biznesmen Gace ka ngritur ndaj meje 2 akuza ate te rrahjes dhe ate te grabitjes se prones - thuhet ne nje deklarate te zotit Ajazi. Per kete ai njoftoi se do ta padise per kallezim te rreme shtetasin Naim Sela. Hektor Ajazi siguroi se nuk do te lejoje asnje pseudobiznesmen te kthyer ne deputet socialist apo sekser te keqperdorur te grabise te verteten per pronat a bizneset e tij. Naim Sela akuzon kunatin e ministres Majlinda Bregu dhe dy truprojat e tij se e kane dhunuar pasi ne nje gjyq per motive pronesie kishte mbrojtur kundershtarin e Namik Ajazit. Nga ana tjeter per heshtjen pergjate ketyre diteve gjate te cilave PS-ja e akuzoi per afera korruptive Hektor Ajazi u pergjigj Ne respekt te festes se Bajramit te Madh nuk kam reaguar keto dy dite pas akuzave ndaj meje te qytetarit Naim Sela mbeshtetur nga deputeti socialist Artan Gace. Deklaroj publikisht se nuk kam lidhje me ate qe i ka ndodhur Naim Seles - thote z. Ajazi duke shtuar As e kam goditur as i kam grabitur prone sepse ai ska asnje lidhje me mua e pronen time. Me tej vjen kerkesa e z. Ajazi I kerkoj publikisht Naim Seles te shpjegoje se pse i frymezuar nga socialisti biznesmen Gace ka ngritur ndaj meje 2 akuza ate te rrahjes dhe ate te grabitjes se prones.
Bogdani akuza Rames Donte te perfitonte 100 mije m2 ndertim
Partia Demokratike akuzoi dje kryebashkiakun Ed Rama se tentoi te perfitonte 100 meter katrore ndertim permes klanit te tij te ndertimeve. Edvin Kristaq Rama Mr. 20 apo kapoja i bllokmeneve te rinj refuzon cdo pyetje ne lidhje me dokumentin dhe proven autentike te kontrates ku Lepri i tij ve gjoba prej 20 me vleren 100 milione euro vetem ne nje rast. Kjo eshte deklarata e djeshme e deputetit demokrat Gerti Bogdani sipas te cilit dokumenti i megakorrupsionit te Mr. 20 ka tronditur thellesisht skemen e superpasurimit te kryetarit te pastrehe te Tiranes. Edvin Kristaq Rama Mr. 20 apo kapoja i bllokmeneve te rinj per te shtuar vleren e 20 te fitimit te tij realizoi projektin e kullave 30-kateshe tek diga. Per te shtuar vleren e 20 te fitimit te tij ka parashikuar ne kete projekt rritjen e numrit deri ne 4 mije apartamente apo mbi gjysme milioni m2 ndertim nga te cilat mbi 100 mije m2 ndertim vetem per veten dhe Leprin e tij. Kjo kontrate e bere publike kerkon pergjigje zoti Rama - nenvizoi ai.