E Diel, 1 Nëntor 2026

Sic ndertuam autostraden do te ndertojme te ardhmen

Kukes Berisha peruron investimin me vlere 820 milione leke

Nga qyteti i Kukesit Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje opoziten se po behet pengese per heqjen e vizave dhe integrimin e vendit ne Bashkimit Evropian. Duke folur nga qyteti verior ku ndodhej per te peruruar konviktin per shkollat e mesme profesionale nje investim prej 820 milione lekesh Berisha kritikoi politikat antiintegrim te opozites duke nxire investimet e qeverise dhe reformat e vendit. Por kundrejt kesaj ne tri vitet e ardhshme te mandatit te demokrateve Kryeministri Berisha premtoi se Shqiperia do te jete vendi i autostradave madheshtore dixhitale do te jete vendi me perdorimin me te gjere te internetit do te jete vendi i sherbimeve me moderne ne rajon dhe ne Evrope. Teksa Shqiperia klasifikohet ne vendet e para ne raportet me serioze te organizmave nderkombetare sipas Kryeministrit opozita po punon per te nxire imazhin e vendit me akuza te pabazuara dhe dashakeqe. Keto arritje tmerrojne nje grusht zemerligjsh te cilet mbi mashtrimin trillimin shpifjet duan te ndertojne karrieren e tyre. Lejet e ndertimit i ndajne me njeri-tjetrin. Qytetareve do tu sherbehet ne nje sportel te vetem per te gjithe dokumentacionin qe kane nevoje. Vjeshta eshte vjeshta juaj e madhe vjeshta e levizjes se lire vjeshta e dinjitetit tuaj vjeshta e arritjes suaj historike - theksoi z. Berisha.

E megjithate ai vuri ne dukje se kjo qeveri do ta ndertoje te ardhmen e shqiptareve ashtu sic ndertoi autostraden e kombit. Per Kryeministrin Berisha drejtuesit e opozites po ndjekin rrugen e eterve te tyre komuniste dhe pavaresisht perbaltjes kjo mazhorance pohoi ai do te vazhdoje te ndertoje sistemin per qytetaret dhe do te vijoje me investimet e medha publike qe i sherbejne komuniteteve.

Keta shoke dhe zoterinj te cilet perpiqen te perbaltin cdo arritje tuajen te cilet perpiqen te nxijne sa munden cdo dite realitetin shqiptar te cilet cojne mesazhe poshte e perpjete se heqja e vizave do tu sjelle ne kryeqytetet tuaja 1 milion shqiptare. Keta jane e shkuara. Keta nuk kane te ardhme. Keta shoke dhe zoterinj njelloj si eterit e tyre mohojne nxijne cdo gje qe u kercenon pushtetin mohojne nxijne cdo gje qe u shkon qytetareve sepse per ta e gezuar e pasur e zhvilluar duhet te jete vetem nomenklatura. Keto skema kane marre fund. Sistemi qe ndertojme eshte sistemi i qytetareve. Ndaj dhe le te vazhdojme se bashku. Le te vazhdojme se bashku rrugen qe kemi nisur Rrugen jo kudo e kemi si autostraden por me mund dhe djerse sic beme autostraden do ti bejme rruget dhe do te ndertojme te ardhmen tone - u shpreh z. Berisha. Duke folur per ndertimin e konviktit te shkollave te mesme te Kukesit Kryeministri tha se ai eshte pjese e nje projekti te qeverise se demokrateve qe nisi rreth 3 vite me pare mbi te cilin ne te gjitha qytetet e zones verilindore dhe juglindore do te ndertohet nje zinxhir konviktesh ne menyre qe femijet e zonave me te thella kudo qe ndodhen dhe qe kane deshire te ndjekin shkollat e mesme te kene mundesi ti ndjekin ato nepermjet konvikteve. Sistemi i konvikteve qe ne vendosim se bashku me infrastrukturen e re qe kemi ndertuar - u shpreh Kryeministri - kane bere te mundur qe kete vit ne bankat e shkollave te mesme te vendit te ulen rreth 91 per qind e te gjithe femijeve qe kane mbaruar klasen e 9-te. Kjo eshte nje arritje e madhe historike per Shqiperine dhe shqiptaret. Ne fjalen e tij Kryeministri Berisha u shpreh se ndertimi i ketij konvikti eshte pjese projektit qe qeveria ka nisur 3 vjet me pare per ndertimin e nje zinxhiri konviktesh ne te gjitha qytetet e zones verilindore dhe juglindore te vendit dhe se ky projekt ka bere te mundur qe femijet e zonave me te thella kudo qe ndodhen dhe qe kane deshire te ndjekin shkollat e mesme te kene mundesi ti ndjekin ato. Duke u ndalur tek perqindja e larte qe eshte shenuar kete vit per sa i perket regjistrimit te nxenesve ne shkollat e mesme 91 dhe te larta 70 Kryeministri u shpreh se kjo arritje do te beje qe shqiptaret te jene nje prej kombeve me te shkolluara ne Evrope nje komb i lire dhe qe ndertojne te ardhmen e tyre mbi dijen progresin shkencen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›