E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Kemi nisur pergatitjen e fazes se dyte te betejes se opozites me qeverine

PS Lideri i opozites deklaron se sdo te kete kod te ri pa hetim te zgjedhjeve

Profili opozitar i Partise Socialiste nuk pritet te ndryshoje as ne sesionin e ri parlamentar qe sapo ka nisur. Te njejtat kushte dhe kerkesa i njejti disponim dhe angazhim politik rreth krizes dhe transparences se 28 qershorit 2009 jane rikonfirmuar dje nga kreu socialist Edi Rama i cili ne nje bashkebisedim me gazetaret beri te ditur se detyrimi per nje marreveshje nuk mund te shperfille parimet e nje beteje qe zgjat prej nje viti. Partia Socialiste nuk do te behet pjese e asnje vendimmarrje te iniciuar nga qeveria aktuale qe ka uzurpuar pushtetin e popullit duke grabitur votat dhe duke u kthyer perdite e me shume ne nje lloj organizate e cila ngjan shume me teper ne nje organizate qe ka si objekt te saj veprimtarine kriminale sesa te miren publike. Ska ndryshuar asgje ne raport me domosdoshmerine per transparence qe te ndryshoje gjesend ne raport me kete vendim te marre nga ana jone i cili mbetet ne fuqi eshte shprehur Rama duke iu referuar perpjekjeve te mazhorances per te aktualizuar si teme dite reformen zgjedhore. I thjeshtezuar ne formen e nje kredoje politike deklarimi i djeshem e risjell transparencen ne vemendje te publikut si kusht themelor per ecjen perpara. Ajo qe mund te kuptohet si risi e qendrimeve opozitare eshte fakti se ne kontekstin e negociatave oferta e PS ka arritur ne destinacionin final te perpunimit te vet per te mbetur tashme vetem si nje dokument vlera e te cilit ose duhet te pranohet ose te hidhet poshte nga shumica. Opozita ka bere gjithcka ka pasur ne dore dhe gjithcka ka mundur te mendoje si pike kompromisi me palen tjeter per te garantuar transparencen. Ky nuk eshte nje diskutim i bere me fjale. Ky eshte nje fakt i materializuar ne nje oferte te kthjellet konkrete dhe plotesisht te realizueshme. E nderkohe qe oferta eshte ne tavoline per pushtetin opozita ka filluar nderkohe pergatitjet intensive per fazen e re te betejes ne drejtim te pandryshuar me nje objektiv te qarte largimin e qeverise u shpreh Edi Rama. Ai beri te qarte se mbi kete premise te bere te njohur tashme opozita do te funksionalizoje kursin e vet politik qe po adresohet drejt rritjes se cilesise se opozitarizmit. Kjo eshte bere edhe dje prezente nga Rama i cili si teme kryesore te trajteses se vet ka marre ceshtjen e krijuar ne Arsimin e Larte Publik i cili per shkak te shkurtimeve te bera nga qeveria duhet te perballoje nje situate te veshtire ekonomike. Fakti eshte qe prej te pakten pese vjetesh universiteteve publike iu shkurtohet buxheti iu pervidhet liria akademike dhe iu cenohet autonomia e veteqeverisjes. Nderkohe qe vetem para pak ditesh ne degjuam nje deklarate te drejtuesit te kesaj qeverie se do te rriteshin rrogat e pedagogeve dhe stafeve universitare. Ja ku gjendemi perpara nje shkurtimi te ri te 20 te buxhetit te universiteteve... u shpreh Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›