Çmimet e AIITC, fituesit në letërsi, përkthim dhe pikturë
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam vlerëson me çmimet AIITC krijimet më të mira në fushën e botimeve studimore, krijimeve letrare dhe peisazhit. Evenimenti i cili organizohet për të tretin vit ka në fokus, stimulimin e krijuesve të talentuar të shkencës dhe artit shqiptar. Një juri e përzgjedhur me emra të botës akademike, ka vlerësuar si librin më të mirë të vitit në fushën e shkencës dhe kulturës islame, "Përkthimet e lëtërsisë arabe në gjuhën shqipe" nga Fetio Mediu. Çmimin e krijimtarisë më të mirë letrare për moshat e reja e ka fituar Aseda Behari me romanin "një jetë ndryshe" si dhe Oltion Lila me një cikël poetik. Ndërsa për peisazhin më të mirë është vlerësuar piktori, Idlir Koka. Sipas përfaqësuesve të Institutit Shqiptar të mendimit dhe qytetërimit islam, edicionin e tretë pjesmarja e konkurentëve ka qenë më e lartë dhe më cilësore.