Akuzat, Thaci: DickMarty do përballetme drejtësinë
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci në një intervistë për Reuters përforëcon edhe njëherë qendrimin e tij në lidhje me raportin e Dick Marty.
Thaci sqaroi se do të punojë për qartësimin e raportit, ndërsa theksoi se “Dick Marty do të përballet me drejtësinë, prandaj ai duhet të gjejë një avokat të mirë”.
Thaci u shpreh edhe njëherë se qëllimi i këtij raporti ishte të dëmtonte imazhin e shqiptarëve, “prandaj për ta cuar deri në fund hetimin tim kam kontakte të vazhdueshme me SHBA dhe BE”,- citohet të ketë thënë Thaci.
Sipas Thacit, Marty ka qënë kundur pavarësisë së Kosovës, prandaj ka bërë cdo gjë për të njollosur luftën e pastër për liri të UCK-së, sic tha ai.
"Qëllimi i këtij raporti është që të dëmtojnë imazhin e Kosovës, popullit të saj dhe të gjithë shqiptarët në këtë rajon, të ngadalësojë procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, të bllokojë fillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe vonesa në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit”, tha kryeministri Thaçi.
Në raportin e senatorit zviceran, i paraqitur në Këshillin e Evropës, thuhet se “Thaçi ka drejtuar një rrjet të krimit të organizuar gjatë dhe pas luftës së shqiptarëve të Kosovës për pavarësi nga Serbia në fund të viteve 1990”. Organet e trafikuara, sipas këtij raporti, janë marrë nga serbët e zënë rob nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, drejtor politik i së cilës ishte kryeministri aktual i Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)