E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi kunder paramilitareve serb vrane 43 shqiptare dhe perdhunuan grate

Beograd 20 dhjetor NOA - Nje gjykate e Beogradit sot do te nise procesin gjyqesor kunder nente pjesetareve te forcave paramilitare te Serbise. Te gjithe ata akuzohen per krime te luftes mbi civilet shqiptare ne fshatin Qyshk afer Pejes ne vitin 1999.

Nente te akuzuarit dyshohen si autoret e vrasjen e te pakten 43 shqiptareve me 14 maj te vitit 1999 ne katundin Qyshk te Pejes.

Ne padine ndaj tyre ka dhe detaje te krimeve te kryera. Ata kane bere akte mizorie dhunime shkaterrime dhe djegie te prones se popullates civile.

Sipas aktakuzes te akuzuarit kane ushtruar brutalitet te jashtezakonshem arrogance dhe mungese ndjenjash sepse i kane marre femijet e vegjel nga popullata e grumbulluar ua kane vene thiken ne fyt kane shtene direkt me arme para kembeve te tyre dhe i kane rrahur disa burra para grave dhe femijeve.

Nderkohe qe nuk eshte perjashtuar dhe dhunimi i grave. Nuk dihet nese Serbia do te marre denime te renda ndaj ketyre akteve apo gjyqi eshte thjesht nje show per nderkombetaret per te treguar se Beogradi po e bene pastrimin nga kriminelet e luftes.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›