EULEX-i: Marty t'i dërgojë provat prokurorëve tanë
PRISHTINE- Misioni i EULEX-it në Kosovë ka kërkuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, që t’ia dërgojë të gjitha provat e akuzave të tij tek prokurorët e Bashkimit Europian në Prishtinë.
Marty ka hartuar një raport, ku akuzon kryeministrin Thaçi për përfshirje në trafikimin e drogës dhe të organeve njerëzore, akuza këto të hedhura poshtë nga Thaçi.
“EULEX-i i ka dërguar një letër Martit ku e inkurajon që t’ia ofrojë autoriteteve prokuroriale brenda EULEX-it informacionet ose të dhënat që mund të vënë dritë mbi dyshimet e bëra në raport", i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
(e.n/rel/BalkanWeb)