Akuzat Topi Nuk i trembem presioneve te Berishes dhe Topallit

Presidenti i Republikes Bamir Topi i beri thirrje klases politike qe te ulet ne bisedime per zgjidhjen e krizes politike me qellim funksionimin e plote te institucioneve te vendit. Presidenti shprehu angazhimin e tij per inkurajimin e dialogut mes paleve me qellim nxjerrjen e vendit nga ngerci politik. Sipas kreut te shtetit klima politike eshte e trazuar sepse ende nuk ka asnje dialog institucional mes partive. Ne lidhje me marredheniet e tij me kryeministrin Berisha dhe me kryeparlamentaren Topalli presidenti theksoi se marredheniet kane qene institucionale dhe se nuk ka rene asnjehere pre e presioneve politike.
Zoti Topi ne fjalimin tuaj para Asamblese se Pergjithshme ju vute ne dukje arritjet e vendit tuaj si pranimi ne NATO dhe hapat drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. E megjithate Shqiperia vendi juaj ndodhet sot ne nje udhekryq anetaresimi ne Bashkimin Evropian por nga ana tjeter megjithese ka kaluar me shume se nje vit ende nuk ka zgjidhur dot problemin me zgjedhjet e pergjithshme. Perse eshte kaq e veshtire arritja e konsensusit midis dy partive kryesore
Presidenti i Republikes nuk mund te rrije pa u shprehur pa dhene qendrimin e tij edhe per ceshtje te rendesishme te politikes shqiptare. Ju keni te drejte kur thoni qe ende klima politike ne Shqiperi eshte e trazuar sepse ende nuk kemi nje bashkepunim thelbesor per reformat kryesore te cilat domosdoshmerish kerkojne nje bashkepunim dhe votim pertej asaj qe konsiderohet mazhorance e thjeshte ne Parlament. E kam fjalen ketu per ligje qe kane te bejne me sistemin e drejtesise disa prej te cilave kerkojne nje votim te cilesuar. E kam fjalen per votimin e institucioneve te rendesishme te cilat kerkojne gjithashtu nje votim me shume se ai i thjeshti kam parasysh ketu votimin per Avokatin e Popullit. Nga ana tjeter e kam fjalen per ngritjen e disa institucioneve te cilat domosdoshmerisht e kerkon koha funksionimi i ekonomise se tregut dhe konsolidimi i shtetit ligjor sikurse eshte Gjykata Administrative. Mora ketu ne konsiderate dy tre shembuj per te thene qe vullneti politik shprehet pikerisht ne votimin e ceshtjeve te rendesishme te cilat kerkojne domosdoshmerisht bashkepunimin midis pozites dhe opozites.
Zoti Topi nje nder kritikat e vazhdueshme qe i behen Shqiperise eshte shkalla e larte e korrupsionit. Institucioni qe duhet te luftoje korrupsionin pra sistemi i drejtesise eshte akuzuar vete si i korruptuar. fare roli mund te luani ju si Kreu i Shtetit dhe si Kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise ne luften kunder korrupsionit
Une mendoj qe ceshtja e luftes kunder korrupsionit eshte detyrimisht nje ceshtje per te cilen duhet te luftojne te gjithe te gjitha institucionet. Vertete Presidenti eshte Kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise por ju e dini qe vete Keshilli i Larte i Drejtesise perbehet nga autoritete te gjyqesorit qe vijne nga vete gjyqesori por vijne edhe nga Parlamenti. Kerkohet domosdoshmerisht qe edhe Parlamenti edhe vete aktoret politike institucionale te bashkepunojne per te ndertuar nje raport te shendoshe ne menyre qe edhe njerezit e korruptuar ne drejtesi te gjejne nje klime te forte bashkepunuese te mos gjejne boshlleqe.
Zoti President ju sapo permendet mungesen e bashkepunimit konsensusit midis dy partive te medha dhe veshtiresine ne te cilen vihet shpeshhere posti dhe roli juaj. Ju jeni zgjedhur ne postin e Presidentit nga nje funksion i larte i Partise Demokratike. Por sot marredheniet mes jush dhe Kryetarit te Partise Demokratike Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetares se Parlamentit zonjes Jozefina Topalli jane ulur ne thjesht institucionale. Perse mendoni se ka ndodhur keshtu
Une besoj se eshte nje lajm i mire qe marredheniet te jene institucionale gje qe tregon se Presidenti ka mbajtur pozicionin qe i dikton Kushtetuta. Pra po te ishte ndryshe do te akuzohesha qe po vazhdoj te ndjek linjen e nje partie politike. Fakti qe Presidenti ne menyre shume rigoroze eshte orientuar ne punen e tij ne konturet qe i dikton Kushtetuta tregon qe eshte lajmi i mire.
Atehere a mund ta bej pyetjen ndryshe. A jeni i kenaqur me bashkepunimin qe keni me Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli per te gjitha ato ligje qe ju sapo i permendet qe duhet te kalojne
shte tjeter gje nese une duhet te diskutoj per raporte te nje karakteri me personal por besoj qe ai pozicion me detyron qe te mbizoterojne pikerisht keto marredhenie institucionale. Une asnjehere nuk i kam bere koment rrezimit te dekreteve ne Parlament sepse ia kam njohur kete atribut Parlamentit. Por nga ana tjeter ju siguroj qe Presidenti asnjehere nuk eshte intimiduar qofte nga kritikat ose presionet politike perkundrazi kam qene i qete ne pozicionin tim dhe vazhdoj te jem i qete dhe do te vazhdoj ta mbaj me shume korrektesi e gjakftohtesi pozicionin deri ne perfundim te mandatit.
Zoti Topi sa e veshtire eshte per nje President si ne rastin tuaj ne Shqiperi te kryeje funksionin e tij ne klimen e nje polarizimi te madh mes dy forcave kryesore edhe ne mungesen e bashkepunimit. A ka raste qe ju e ndjeni veten te paralizuar per shkak te mungeses se kompromisit mes dy forcave kryesore
Ketu nuk eshte ceshtja a ndihet personalisht apo individualisht Presidenti. Ketu eshte nje keqardhje qe institucionet ne pergjithesi ne mungesen e klimes se bashkepunimit perfshire ketu edhe institucionin e Presidentit ndihen jo ne rolin e tyre te plote sepse kur gjerat shkojne mire sigurisht shkojne mire per te gjithe. Ju e keni pare qe edhe ne kushtet e mungeses se dialogut institucioni i Presidentit nuk ka ndenjur spektator perkundrazi eshte vendosur ne rolin e interlokutorit pa dyshim edhe me pelqimin dhe vullnetin e partive politike ka vene ne dispozicion edhe ambientet e institucionit e natyrisht ajo qe keni ndjekur ka qene totalisht ne transparence te plote. shte se fundmi vullneti i partive politike per te gjetur konsensusin per te gjetur bashkepunimin dhe per ta ushtruar ate ne funksion edhe te detyrimeve qe kane perpara qytetareve sepse jane ata qe jane votuar nga populli edhe ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kete duhet ta demonstrojne natyrisht ne Kuvendin e Shqiperise.
Zoti President gjate qendrimit ne Nju Jork ju u takuat edhe me Kryeministrin e Greqise Papandreu. Kohet e fundit Greqia ka shfaqur perseri interes per marreveshjen kufitare ujore mes te dy vendeve. Marreveshja e kaluar u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese per shkak te nje sere shkeljesh. A mendoni se Shqiperia eshte e pergatitur per rinegociim marreveshjesh dhe cfare duhet te marre parasysh ne bisedime kete here
Ketu problemi eshte qe kerkohet nje vullnet i dyanshem per te gjetur metodiken sepse per tu futur ne rinegociim kerkohet edhe vullneti i pales greke. Por une mendoj qe jane disa rruge te mundshme qe mund te konsiderohen rruge ne parim. Nuk jam une ketu sot per te thene se cila rruge duhet te ndiqet por duhet marre ne konsiderate patjeter vendimi i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise i cili praktikisht konsiderohet si institucioni qe eshte garant i Kushtetutes. Rruget jane te hapura. Mund te kete rruge te cila konsiderohen te rinegociimit por mund te kete edhe rruge te cilat cojne ne aplikimin e vendimeve te gjykatave nderkombetare me pelqimin e te dyja paleve natyrisht. Asgje nuk eshte e mbyllur gjithcka eshte e hapur.
Zoti President a mendoni se nga pervoja e heres se kaluar per nje marreveshje kaq te rendesishme strategjike mund te themi per Shqiperine pati shkelje kushtetuese a duhet te kishte mbajtur dikush pergjegjesi per nje gje te tille
Kjo eshte ceshtje e pergjegjesise se cdo individi cdo institucioni. Une mendoj qe perderisa ka folur Gjykata Kushtetuese cdo koment mbi kete qe ka ndodhur do te ishte i tepert sot.