Moti i keq paralizohet puna ne portin e Durresit
DURRS- Moti i keq i shoqeruar me ere dhe deti i trazuar ka paralizuar punen ne portin e Durresit. Shirat e dendur dhe dallget ne det kane paralizuar teresisht punen ne sektorin e ngarkim-shkarkimit si dhe ka penguar lundrimin e anijeve te tonazhit te ulet dhe mesem.
Situata e perkeqesuar e motit e ka bere mjaft te veshtire punen aty nderkohe qe mesohet se eshte ndaluar dalja peshkarexhave ne det.
Nga burimet zyrtare mesohet se ne det te hapur nuk jane lejuar moto-peshkatoret ndersa anijet tregtare qe ndodhen ne Raden prane portit nuk kane paraqitur probleme.
Ne gjirin e Durresit era ka fryre me shpejtesi deri ne 12 meter ne sekonde dhe forca e detit arrin ne 5 balle.