Akuzat, Vokshi merret në pyetje në Prokurori

Akuzat një mujore të ndërsjellëta mes Partisë Socialiste ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi dhe të kësaj të fundit ndaj kryetarit të PS-së Edi Rama, janë tashmë pjesë e një hetimi të Prokurorisë së rrethit të Tiranës. Përfaqësues të këtij institucioni kanë thirrur dje për dëshmi dhe fakte dy deputetë të këtyre dy forcave, Albana Vokshin dhe Erion Braçen. Vokshi ka thënë për "Ora News" se për tre orë, ajo ka dhënë prova shkresore për akuzat që ka ngritur ndaj kryesocialistit Rama. Ndërkohë që edhe deputeti Erion Braçe është ftuar të dëshmojë me fakte për akuzat e fundit ndaj Vokshit. Socialistët kanë sulmuar deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi se ka fshehur pasurinë, duke mos përfshirë në deklarim atë të Arjan Tartarit, personit me të cilin bashkëjeton dhe licensat koncensionare që ai ka përfituar, sipas opozites me dyshime të forta për korrupsion dhe me shkelje ligjore falë lidhjeve fisnore dhe politike të zonjes Vokshi.