Akuzat, Albana Vokshi merret në pyetje në Prokurori

Albana Vokshi pyetet për tre orë në Prokurorinë e Tiranës lidhur me akuzat që i janë hedhur kohët e fundit. Në këtë Prokurori janë regjistruar kryesisht dy çështje penale që kanë të bëjnë me akuzat e deputetëve të Partisë Socialiste ndaj Vokshit për fshehje të deklarimit të pasurisë dhe abuzime të bashkëjetuesit të saj me koncesione dhe nga ana tjetër akuzat e deputetes Vokshi për kryetarin e PS Edi Rama për marrje ryshfeti në lejet e ndërtimit. Vetë deputetja Albana Vokshi tregoi për Ora News pas marrjes në pyetje detajet e deponimit në Prokurorinë e Tiranës.
Pas Vokshit, në prokurori është ftuar deputeti Erjon Braçe për të dorëzuar dokumentet që ai disponon në lidhje me këto çështje. Mësohet se deputeti Braçe i ka dorëzuar grupit hetimor të gjitha dokumentet që Partia Socialiste disponon në lidhje me deputeten Albana Vokshi, motrën e saj Mimoza si dhe Arian Tartarin.