Akuzat e Berishes, Rexhepi heshtë

Ministri i Brendshëm ka vendosur të heshtë ndaj deklaratave të zyrtarëve të shkarkuar në ministrinë e tij pas skandalit të pasaportave. Ai nuk ka pranuar të flasë për ato që i ka thënë mbrëmë Besnik Berisha në KTV, i cili ishte pezulluar nga detyra e drejtorit të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve. Berisha duke dhënë detaje rreth skandali ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se “të mëdhenjtë” nuk ia kanë lejuar menaxhimin e kontratës me austriakët, edhe pse kjo ishte përgjegjësi e tij.
Sipas tij, këshilltari i ministrit Bajram Rexhepi, Fisnik Rexhepi, ka ardhur me një letër në dorë, duke thënë se është rekomandim i Ambasadës Amerikane dhe i ambasadorit Dell që tenderin ta fitojnë austriakët, mbase, edhe për faktin se makinat e prodhimit të pasaportave janë amerikane.
“Ministri Rexhepi na ka ftuar në takim dhe në dorë i ka pasur xhirollogaritë, në të cilat janë bartur paratë e tenderit. Kanë qenë tri firma të qeramikave dhe të betonit. “Unë ia ka dhënë këtë informatë policisë për t’i bërë hetimet”, ka thënë Berisha, duke pohuar se është i inatosur në ministrin Rexhepi për pezullimin e tij, sepse ai nuk ka bazë ligjore. Për këtë ka paralajmëruar padi ndaj MPB-së./Indeksonline/