E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat e Dick Marty, Meta: Raporti, nje frymezim antishqiptar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta reagon per raportin e Dick Marty. Në një vizitë të mbajtur në Komunën e Gjakovës, ai ka deklaruar se ky është një frymëzim antishqiptar.

Sipas numrit dy të qeverisë, raporte të tillë kanë si synim krejt të kundërtën, duke e cilësuar për llogari të qarqeve të cilët nuk duan pavarësinë.
 

“Ne hedhim poshtë me përbuzje këtë raport, të bazuar mbi halucinacione, trillime dhe fiksime aspak të faktuara. Nuk është hera e parë që qarqe të tilla nacionaliste, ekstremiste në Serbi frymëzojnë sulme të tilla ndaj Kosovës e Shqipërisë. Janë ato qarqe që janë të lidhura me përgjegjësinë e atij gjenocidi që ndodhi në Kosovë, në Bosnjë, në gjithë Ballkanin, pra janë pasuesit e politikës së Sllobodan Milloshevicit”,deklaroi me tej Meta.

Meta ishte i pranishëm në Komunën e Gjakovës e cila është treguar e gatshme për të ndihmuar zonën e Shkodrës gjatë përmbytjeve .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›