Fundviti apeli i Topit Politika me pak tension e me shume argument
TIRAN- Ne prag te nderrimit te viteve kreu i shtetit ka gjetur rastin ti drejtoje nje tjeter apel politikes shqiptare per me shume argument dhe me pak tension.
Apeli eshte bere gjate interesimit te medias pas vizites qe Bamir Topi beri ne shtepine e femijes Zyber Hallulli.
Edhe pse ka dashur ta mbyll diten pa u marr me politiken Topi ka kujtuar se ky vend do te kete te ardhme ne rast se do te kete mirekuptim.
Nuk eshte e thene qe pozita dhe opozita te mirekuptohen sepse vete termi pozite dhe opozite nenkupton nje lloj kontradiksioni brenda te gjitha parametrave demokratike por duke bere ate qe duhet te bejme per Shqiperine per njerezit. Sikurse thashe me pak tension me shume argument dhe me shume produkt- tha ai.