E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Marty prokuroret ne Shqiperi


Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac ka përfunduar një vizitë në Tiranë, ku me autoritetet vendase ka biseduar mbi mundësinë e shtrirjes së hetimit të akuzave të Dick Marty edhe në Shqipëri.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në takimin e zhvilluar me De Marnhac, ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për pritjen e prokurorëve të cështjes.

“Shqipëria është e interesuar për hetime të thella dhe bindëse. Ne jemi të bindur se ato do të provojnë se akuzat janë të rreme dhe dëshirojmë që ky kapitull të mbyllet njëherë e mirë”, ka deklaruar Haxhinasto.

Ndërsa shefi i EULEX-it, nga ana e tij ka bërë të ditur se prokurori i caktuar nga misioni i tij për këtë cështje do të vizitojë Shqipërinë në javët e ardhshme.

“Është në interes të të gjithë rajonit që ky hetim të arrijë në një përfundim të qartë, që ta mbyllë këtë cështje”, ka thënë Marnhac.

Zyrtari evropian ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Berisha, pas të cilit ka lënë Tiranën duke i vlerësuar takimet si “të suksesshme”.

Akuzat e senatorit zviceran Dick Marty i drejtohen kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci gjatë kohës që drejtonte UCK-në, për një seri krimesh të rënda si rrëmbim personi, trafik organesh njerëzore, droge dhe armësh. 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Produktet serbe mësyjnë Kosovën
I dedikuar për produket e Kosovës, slogani ‘Duaje Tënden’ si për ironi më shumë po funksionon në Komunën e Gracanicës të banuar me serbë. NATO: KFOR bëri detyrën në Veri
NATO do të vazhdojë të qendrojë në Kosovë për të garantuar paqen dhe sigurine. Mbledhja e Ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, ku Shqipëria përfaqësohet nga Arben Imami, konkludoi të mërkurën pasdite se misioni i KFOR-it është një histori suksesi dhe se gjatë trazirave të fundit në Veri të Kosovës, kjo prani ka ushtruar detyrën në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara. Drashkovic: KFOR-i u provokua nga serbët
Politikani serb, Vuk Drashkovic ka deklaruar se KFOR-i u provokua nga ekstremistë serbë ditën e shkëmbimit të zjarrit në lagjen e boshnjakëve në veri të Kosovës. Bisedimet, Cooper të premten në Beograd
Ndërmjetësi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper do të vizitojë të premten Beogradin dhe të hënën Prishtinën, në përpjekje për të kthyer në tryezën e bisedimeve dy palët. EULEX bastis zyrat administratës së Policisë
Policët e EULEX-it nga Njësia për hetimin e krimit të organizuar kanë kryer një operacioni të bastisjes dhe arrestimit, lidhur me hetimet e pohimeve për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim.

Lajmet kryesore

Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Vdes në moshën 56 vjecare gjeniu i Apple
Withers: Themi vetëm të vërtetën!
Itali, protesta kundër ligjit të përgjimeve
Sarah Palin tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë
Withers, tre vitet e ambasadorit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›