E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe Pres reagim pas Luksemburgut


Një ditë përpara nisjes për në Francë, trajneri Josip Kuzhe në konferencën për shtyp ka rikujtuar edhe një herë problemet e mëdha që ka përfaqësuesa jonë për këtë takim sa i përket mungesave prej dëmtimeve e kartonave.

Megjithatë kroati ka arritur i kushtëzuar, të publikojë një listë me disa emra të cilët sërish nuk janë ata që do të zbresin në fushë më 7 tetor në Paris.

“Ndërkohë një problem mbetet çështja e Bulkut për të cilin do të vendoset në momentin e fundit nëse do të luajë apo jo pasi ka një dëmtim që mund ta pengojë. Nëse nuk do të luajë do të na krijojë probleme pasi kemi shumë mungesa në KombëtarjaFranca humbet edhe Riberinë Franca, pa Benzema ndaj Shqipërisë Largimi i Josip Kuzhe në tetor? pozicionin e tij. Sa i përket mungesave të francezëve si Ribery apo Benzema nuk mund të jemi shumë të kënaqur e të relaksuar pasi ata kanë rezerva të të njëjtit nivel. Megjithatë unë pres që skuadra jonë të reagojë pas humbjes ndaj Luksemburgut. Kjo është shumë e rëndësishme, lojtarët duhet të japin shenja reagimi. Për fatin e tyre të keq luajnë me një ekip shumë të fortë si Franca. Një ndeshje si kjo nuk të qëllon ta luash shpesh. Nëse do të kemi përqënrimin e duhur mund të zhvillojmë një ndeshje të mirë”, u shpreh Kuzhe.

Për këtë takim me sa duket ka mbetur shpresa për një motivim ekstra në sajë të emrit të madh që ka kundërshtari, pasi për ndonjë surprizë është thuajse e pamundur.

Megjithatë, ambienti brenda kuqezinjve sipas mbrojtësit Lorik Cana është i mirë. Lojtari i Lacios i është rikthyer edhe një herë çështjes së shiritit të kapitenit për ndeshjen e “Qemal Stafës” me Francën.

“Që kur kam ardhur në ekipin kombëtar jam munduar të jem në dispozicion të përfaqësueses. Kam dëgjuar zëra të përhapura nga mediat përsa i përket ndeshjes së fundit. Ju gazetarët nuk duhet të publikoni gjëra që nuk janë të vërteta sepse keni përgjegjësi të jashtëzakonshme. Dihet që kapiteni i ekipit është Altin Lala dhe zëvendëskapiten është Ervin Skela. Herën e kaluar, kur unë mbajta shiritin e kapitenit, ka qenë rast i veçantë. Unë i kam si vëllezër Lalën e Skelën dhe të flitet për përçarje është humbje kohe”, u shpreh Cana.

Ndërkohë në atë takim, kapiteni në realitet në fushë ishte Lorik Cana e jo Ervin Skela të cilit i takonte shiriti si zv/kapiten. Edhe lënia në stol e Lalës solli hije dyshim pasi me futjen e tij në fushë loja jonë ndryshoi e u përmirësua.

Gjithsesi, shpresojmë e duam të besojmë se realisht nuk ka një çështje brenda kombëtares mes kapitenëve aktualë e në mbyllje të karrierës e aspirantëve për këtë shirit që nuk është i askujt e nuk lëviz me shoqëri e vllazëri, por me meritë dhe ai që ta jep mundësinë për ta mbajtur është vetëm trajneri i bindur se e meriton.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Italia grumbullon argjentinasin Osvaldo
Pablo Daniel Osvaldo, sulmuesi argjentinas i Romës me pasaportë italiane, është grumbulluar nga përfaqësuesja italiane për të luajtur ndeshjet ndaj Serbisë dhe Irlandës së Veriut, të vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian të vitit 2012. Dy ndeshje pezullim për Mourinho
Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 600 euro gjobë, ndërsa zv/trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, është dënuar me 1 ndeshje pezullim dhe 600 euro gjobë. Lojtari i United mund “The Sun” në gjyq
Futbollisti i Manchester United, Tom Cleverley, fitoi një gjyq për shpifje ndaj gazetës “The Sun” dhe përfitoi një dëmshpërblim të majtë, informuan burime zyrtare. Ibrahimovic: Futbolli nuk më tërheq më
Ylli i Suedisë dhe i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është i lodhur nga futbolli dhe po mendon për një tërheqje të mundshme nga bota e sportit.
Paris SG, lind ideja për Beckham
Paris SG po merr në konsideratë paraqitjen e një oferte të majme për mesfushorin e Los Angelos Lakers, David Beckham, informoi ditën e sotme shtypi francez.

Lajmet kryesore

Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Vdes në moshën 56 vjecare gjeniu i Apple
Withers: Themi vetëm të vërtetën!
Itali, protesta kundër ligjit të përgjimeve
Sarah Palin tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë
Withers, tre vitet e ambasadorit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›