Akuzat e Olldashit, Manjani: LSI flet në emër të qytetarit, kumarxhinjtë janë ndëshkuar me votë
Nënkryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani reagoi pas deklaratave të bëra nga Ministri i Transporteve, Sokoll Olldashi se LSI është një parti pazaresh. Manjani tha se nuk mund të merret me kumarxhinj të ndëshkuar me votë nga populli. Nuk jam këtu për tu marrë më interesat e askujt, aq më tepër një partie politike apo qoftë edhe të kandidatëve për kryetar politik. Kjo është një çështje që nuk më takon mua. Unë jam këtu për të folur në emër të interesit të qytetarit dhe jo në emër të interesit të kumarit. Kumari dhe kumarxhinjtë janë ndëshkuar sistematikisht me votë, sa herë që kanë kërkuar votën e shqiptarëve. Dhe e përsëris jam këtu për tu bërë thirrje edhe juve për të përdorur hapësirën mediatike që të kompensojmë sadopak ato defekte të cilat janë vënë re nga qeverisja e shkuar në mënyrë të veçantë në infrastrukturën e turizmit. Kjo është e rëndësishme. Të paktën të mund të ecim përpara drejt situatave të tjera. Kumari dhe kumarxhinjtë nuk na interesojnë”, tha Manjani. Duke u ndalur tek turizmi, nënkryetari i LSI, Ylli Manjani i bëri thirrje institucioneve shtetërore agjencive turistike dhe policisë së shtetit që të marrin situatën në dorë me qëllim normalizimit të situatës së turizmit.