E Enjte, 5 Nëntor 2026

Akuzat e PD-së për prona në Vuno, Rama: Skllevërit e ballkonit ‘Non Grata’, pjesë e padisë së radhës

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas akuzave të Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso se familjarët e tij kanë marrë 22.4 ha tokë toka në Vuno të Himarës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama i cilësoi këto akuza si “përpjekje të dëshpëruara për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve”.

“Përpjekja e dëshpëruar për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve, ku edhe vetja, familjarët apo fisi yt trajtohen njësoj si të gjithë, është një përpjekje që e përshëndes me kënaqësi, sepse aq sa ç’është e neveritshme si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është këtë herë edhe e mirëseardhur për të bërë dallimin si nata me ditën mes agresorëve të familjes time dhe meje si kundërshtar i papërkulshëm i tyre””, u shpreh Rama.

Kryeministri paralajmëroi padinë e radhës në gjyq, “bashkë me të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujrave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë”.

“Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujrave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë që në fakt, po i paguajnë me një vetëdiskreditim e vetëturpërim shembullor në sytë e shqiptarëve paudhësitë e panumërta, që i kanë bërë këtij vendi e këtij populli kur kishin edhe gurin edhe arrën, në duart e tyre të mbrapshta e të pista”, u shpreh Rama.

“Por për publikun ka vetëm një fakt. Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit tonë në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone – ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon – nuk i ka marrë ende çertifikatat e pronësisë. Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëj për vete”, shtoi ai.

“Kështu që faleminderit që e hapën këtë gropë në publik për mua dhe bujrum le të hidhen vetë brenda, si zakonisht, por këtë herë me të mirën e madhe që populli do ta shohë dallimin e madh, si në një pasqyrë ku vetëm qorrat me qimen e syrit në tru mund të mbeten pa e kuptuar”, përfundoi kryeministri.

Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso në një deklaratë për mediet tha se kryeministri Rama e familjarët e tij kanë grabitur 22.4 hektarë tokë në Vuno.

“Më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka. Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë aplikuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjencinë e Trajtimit të Pronave-ATP”, tha Kaso.

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›