E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Territor i pastër”, asgjësohen 8 mijë bimë dhe 4800 fidanë kanabisi në Vaun e Dejës

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi janë gjendur në territorin e njësisë administrative Temal në Vaun e Dejës dhe janë asgjësuar

Policia ka vijuar intensivisht megaoperacionin kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet intensive nga toka dhe nga ajri, u kryen në zona me terren shumë të vështirë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve  nga toka dhe nga ajri, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, në terrene shumë të veshtira, janë goditur disa raste të kultivimit dhe të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Policia bën të ditur se, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›