“Akuzat e PS ndaj Priftit per pasurine, politike”
Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta eshte shprehur se debati mes Ministrit te Ekonomise Dritan Prifti dhe kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama ka marre ne karakter te theksuar personal. Nderkohe qe akuzuar qe i jane adresuar per pasurine Priftit behen per qellime politike. Duke mos pranuar te beje komente mbi deklarata e ministrit per pasurine e kryetarit te PS-se, Meta u shpreh se kjo eshte nje ceshtje qe i takon ta zgjidhe Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. “Une mendoj se te perpiqesh te spekulosh eshte shume e gabuar. Une mendoj se keto jane ceshtje te institucioneve perkatese”, u shpreh Meta. Ai ka folur dhe per arrestimin e nje punonjesi te ministrise se Jashtme. Meta ka vleresuar se edhe kjo eshte nje ceshtje qe duhet te ndiqe nga organet e drejtesise. “Kjo eshte nje ceshtje qe i takon drejtesise. Personi ne fjale ka shkuar vete ne ambasade per te rinovuar pasaporten amerikane”, tha Meta.