E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Hysenit: Qeshni me shume se Jeremic sido te jete mendimi

Dita e djeshme ishte historike per te gjithe shqiptaret por edhe ankthi ishte i madh. Ndaj ne kete situate, kryeministri Sali Berisha teksa ka folur me ministrin e Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni, i ka kerkuar atij qe pavaresisht si do te dilte opinioni i Gjykates se Hages, te ishin te qeshur dhe te shprehnin vetem gezim. “Qeshni sa me shume, sido te jete rezultati, qeshni me shume se Jeremic”, - i tha Berisha Hysenit para se te shpallej opinioni i Hages. E menjehere me pas, ka folur serish me Hysenin, i cili i tha: “Qesha sa munda”. Nderkohe, menjehere pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise (GJND), Kryeministri Berisha i telefonoi Presidentit te Kosoves z. Fatmir Sejdiu dhe i shprehu urimet me te perzemerta per vendimin e dhene nga kjo gjykate mbi pavaresine e Kosoves. “Kjo eshte nje dite shume e madhe per gjithe Ballkanin, per shqiptaret e gjithe Ballkanit. Eshte nje dite e bekuar, nje dite e madhe. Ky eshte vendim i shkelqyer, vendim i merituar. Eshte shperblimi dhe mirenjohja me e madhe per sagen dhe perpjekjet e popullit te Kosoves, udheheqjes se saj. Eshte nje dite e madhe ne historine e te Drejtes Nderkombetare”, tha Berisha, kurse shtoi: “Pershendetje ju, zoti President, dhe gjithe qytetareve te Kosoves, sepse ishte nje vendim teresisht i merituar, me nje qartesi te kristalte, me nje argument te hekurt dhe eshte nje kontribut madhor per paqen ne rajon dhe me gjere. Gjykata sanksionoi, hodhi poshte traktatet e padrejta mbi shqiptaret dhe njohu te drejten e tyre”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›