E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e PS për Planin Urbanistik, reagon Bashkia e Tiranës: Synojnë të mbulojnë dështimin 11 vjeçar të Edi Ramës

18-02-2013 / Gazeta 55

Plani rregullues i Tiranës, parashikon shtimin e hapësirave të gjelbra

Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen lidhur me tendencën e vazhdueshme të ish- kryebashkiakut Rama, për të sulmuar politikisht planin urbanistik të Tiranës. Për të disatën herë, z. Rama dhe z. Lame kanë përcjellë tek qytetarët deklarime të pavërteta rreth planit urbanistik.
Ky plan u hartua në transparencë të plotë dhe me përfshirjen e ekspertëve më të mirë, pjesë e të cilëve ka qene edhe zoti Lame. Qëllimi i sulmit me prapavijë tërësisht politike ndaj këtij plani, synon thjesht dhe vetëm mbulimin e dështimit të mosbërjes së tij nga ish - kryebashkiaku Rama, për 11 vjet. Plani i përgjithshëm rregullues i Tiranës, jo vetëm nuk cenon hapësirat e gjelbra, por parashikon shtimin e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›