E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Si u gënjye Blushi nga sherri Shalsi-Tahiri, i kurdisur prej Edi Ramës

18-02-2013 / Gazeta 55

Transferimi i Eduard Shalësit nga lista zgjedhore e qarkut të Tiranës në atë të Elbasanit, është pjesë e një skenari të Edi Ramës, me prapaskenë përmbysjen e Ben Blushit si kryesues i listës së deputetëve të qarkut. Siç dihet, deri para 3 ditësh, anëtari i kryesisë së PS, Ben Blushi vazhdonte të ishte kryetar i grupit të punës për fushatën zgjedhore në këtë qark, por në takimin e fundit të Ramës me socialistë të Elbasanit, shfaqi aty adashin e tij, një nga promotorët e “politikës së vjedhjes me lezet”, Shalsin si koordinator të PS, duke kaluar në plan të dytë apo të tretë Blushin, gjoja për pamundësi fizike. Sigurisht kjo nuk është e gjitha. Sherri i fundit në degën e Partisë Socialiste të Kukësit, atje ku Rama katapulton një figurë të dyshimtë dhe pa votim, thjesht e vetëm me qëllim mbulimin e hapësirave të lëna nga operacioni “fshesa” e cila pa asnjë pikëpyetje përfshiu edhe deputetin e Asllan Dogjani, si dhe ngritja e strukturave të spiunazhit në Elbasan, janë përpjekjet mercenare të Edi Ramës për zaptimin tërësor të partisë dhe neutralizimin e “bishtave”. Jo më kot ai (Rama), shprehet në takime konfidenciale se s’ka pikë besimi te Ben Blushi, nisur nga përndjekja që ky i fundit dhe Kastriot Islami, nisën pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, ku kërkuan largimin e Edi Ramës nga Partia Socialiste, pwr shkak tw dështimit elektoral tw atij viti.
Sot, Islami është jashtë PS-së, Blushi ndodhet në të, por këmba e thyer e mban larg prepotencës elektorale në Elbasan, të cilën tashmë e ka sigluar spiuni i partisë, Eduard Shalsi. Zhvendosja nga Tirana në Elbasan, e njeriut që flet për vjedhje dhe korrupsion të hapur të socialistëve, nëqoftëse PS vjen në pushtet, ka si prapaskenë një sherr të stisur mes Sajmir Tahirit dhe Eduard Shalësit.
Ky fakt i rremë ka mjaftuar që Rama t’ia ngarkojë Shalsin Blushit në një rajon elektoral të ekuilibruar, por me proporcion rritje e djathta. Por nuk është efekti elektoral interesi i Edi Ramës. Gjithçka e organizuar ka si qëllim mbajtjen nënkontroll të Ben Blushit dhe raportimin te Edi Rama të çdo lëvizje të tij, gjatë takimeve elektorale në qarkun e Elbasanit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›