E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e PS, reagon Ministria e Transporteve: Reklamat janë shpërndarë në mënyrë të drejtë dhe transparente. Shalsi recition ato që i thotë Rama

23-09-2012 / Gazeta 55

Ministria e Punëve Publike dhe Transportve ka hedhur poshtë mashtrimet e deputetit të PS-së Eduard Shalsi për përfitimet e televizioneve nga reklamat. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e këtij dikasteri Arminda Qylafku ka sqaruar se këto reklama janë shpërndarë në mënyrë transparente në 3 televizionet Klan, Top Channel dhe televizionin publik shqiptar, ndërkohë që mbi 30% e reklamave janë dhënë për TCH.
“Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi, prej dy ditësh po përpiqet të ngrejë një zhurmë të paqenë për gjoja skandalin e reklamave në shtyp nga Ministria e Transporteve.
Jam sot për para jush për të deklaruar se gjithçka është një mashtrim i pacipë me qëllime thjesht spekulative. Përsa i përket spoteve sqaroj se, spotet në bazë të procedurave ligjore konkurruese janë fituar nga kompania “Vatra”dhe kompania “Media Print”, dhe janë prodhuar prej tyre, kompania “Promo” ka prodhuar vetëm një spot në vlerën 397 mijë lekë, pra vetëm një nga tre spotet e porositura nga Ministria. E njëjta kompani ka bërë distribucionin ose më saktë shpërndarjen për dy spote në televizionet e ndryshme të vendit. Pra, shuma që në mënyrë të pa-turpshme nga z. Shalsi pretendohet se i është dhënë kompanisë“Promo” është shpërndarë në fakt mes tre televizioneve kombëtare, Televizionit Shqiptar, Televizionit Klan dhe Televizionit Top Channel. Në spotin e parë vlera prej 6.2 milionësh të ndarë; 1.8 milion Top Channel dhe 4.4 milion dy televizioneve të tjera kombëtare. Në spotin e dytë me vlerë 7.6 milion lekë; 4.9 milion janë ndarë mes dy televizioneve kombëtare, TVSH dhe Klan dhe 2.7 milion pra më shumë se 30% kanë shkuar për Top Channel”- tha ajo.
Sipas saj, Ministria e Transporteve ka qenë tërësisht transparente edhe me shpronësimet, njoftimet për të cilën i ka publikuar në gazeta, ndërsa thekson se fondet për reklamat janë të bazuara në ligj. “Përsa i përket gjoja fondeve të dhënë gazetave sqaroj se, nuk bëhet fjalë për asgjë tjetër përveçse për njoftimet e shpronësimit që Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve bën në mënyrë frekuente. Pika 1 e nenit 15 tëligjin “Për Shpronësimin për interes public” e detyron ministrinë të publikojë njoftimet e shpronësimit në Fletoren Zyrtare dhe në dy gazeta. Në respektim të këtij detyrimi ligjor, Ministria ka publikuar njoftime për shpronësim 15 gazeta të përditshme. Z.Shalsi nuk ka kapur askënd gafil pasi letra që ai tund në mënyrë të pa-mençur nuk është gjë tjetër veçse përgjigjia zyrtare që z. Olldashi i ka dërguar z. Braçe pas kërkesës së këtij të fundit për informacion. Ministria ka qenë tërësisht transparente sepse nuk ka asgjë për të fshehur, ndaj me sa duket informacioni i dërguar z. Braçe i është dhënë për t’u përdorur z. Shalsi, i cili është për t’u përgëzuar për aftësinë e tij për të recituar pa folur dhe për të folur pa menduar”- tha më tej zëdhënësja e MPPT, Arminda Qylafku.

Ja gazetat në të cilat Ministria e Transporteve ka publikuar njofimet

Gazeta    Shqiptare
Gazeta    Shqip
Gazeta    Koha Jone
Gazeta    Metropol
Gazeta    Ballkan
Gazeta    Sot
Gazeta    55
Gazeta    Standard
Gazeta    Tema
Gazeta    Korrieri
Gazeta    Panorama
Gazeta    Rilindja Demokratike
Gazeta    Albania
Gazeta    Republika
Gazeta    Mapo

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›