E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi: PD loboi për të drejtat politike të grave

23-09-2012 / Gazeta 55

Lidhja Demokratike e Gruas zgjedh strukturat e reja drejtuese në Dibër

Partia Demokratike  ka rritur përfaqësimin e grave dhe vajzave në vendimmarrje duke respektuar barazinë gjinore si një e drejtë themelore e njeriut.
Kështu deklaroi në Dibër, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi, gjatë Kuvendit për zgjedhjen e strukturave drejtuese të forumit të gruas .
Deputetja Vokshi vlerësoi angazhimin e grave dhe vajzave në Dibër në të gjitha proceset e zhvillimit të vendit dhe deklaroi se mazhoranca qeverisëse e drejtuar nga Kryeministri Berisha ka vënë në qëndër të axhendës programe që nxitin fuqizimin e statusit social dhe ekonomik të gruas. Zonja Vokshi tha se LDGSH ka lobuar për përfaqësimin e gruas në të gjitha institucionet , duke i kthyer gruas hapsirat e munguara në jetën politike dhe publike.
Punimet e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Gruas, Dega Dibër i ndoqën nga afër edhe deputetë dhe drejtues lokalë të Partisë Demokratike në qarkun Dibër, Z. Sherefedin Shehu dhe Kryetari i Bashkisë Peshkopi, Ilir Krosi.
Në Kuvendin e LDG-së,dega Dibër u zgjodh kryetare, znj. Irini Shehu si dhe u votua për kryesinë e forumit të gruas.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›