Akuzat e Priftit per kontrabanden Balla Prokuroria te nise hetimin
TIRAN- Partia Socialiste i ka bere apel Porkurorise te hetoje denoncimin e bere nga ish kreu i METE-s Dritan Prifti per kontrabanden e naftes nga numri dy i policise Agron Kulici.
Gjate nje deklarate per mediat deputeti i PS-se Taulant Balla ka theksuar se
Rasti i Agron Kulicit i cili nga roje trupore i Sali Berishes behet brenda nates zevendes drejtor i pergjithshem i policise per tu shnderruar me pas ne te dyshuar per kontrabande nafte tregon me se miri se cnivele ka arritur korrupsioni e kapja e shtetit ne Shqiperi.
Sipas Balles mbrojtja qe i behet eshte e papranueshme dhe nje sjellje e tille hedh hije te forta dyshimi mbi perfshirjen e vete qeverise ministrit Basha dhe vete Sali Berishes ne kete afere.
Pak kohe me pare vete ministri Basha i shpetoi burgut per aferen korruptive 230 milion euroshe per shkak te gjunjezimit te drejtesise perballe presionit politik te Sali Berishes.
I kujtojme edhe njehere Prokurorise shqiptare se ato nuk e kane luksin te qendrojne indiferente perballe nje akuze te tille qe vjen nga vete Ministri i Ekonomise dhe aktualisht deputet i mazhorances qeverisese- tha ai.
Policia e Shtetit i ka quajtur te paverteta akuzat qe Deputeti i PS-se Taulant Balla ringriti sot pas rrefimit te ish-Ministrit te Ekonomise Ditan Prifti. Nepermjet zedheneses Klejda Plangarica Policia e Shtetit tha se akuzat ndaj Agron Kuliqit jane te paverteta dhe se ai vazhdon me pergjegjesi detyren e tij. Akuzat e PS-se jane presione te papranueshme tha Plangarica
Me heret gjate dites deputeti i PS-se Taulnat Balla kerkoi nderhyrjen e Prokurorise dhe nisjen e hetimeve pas denoncimit publik te ish ministrit te METE-s Dritan Priftit sipas te cilit policia ka ne dore kontrabanden e naftes.
Kryeministri dhe zevendes/Kryeministri duhet te hedhin urgjentisht drite dhe te sqarojne lidhjet e tyre me akuzimet e Dritan Priftit ndaj Agron Kulicit ish bodyguard i Sali Berishes dhe sot zevendes Drejtor i Pergjithshem i Policise se shtetit i cili sipas rrefimit te ish ministrit drejton nje rrjet kriminal kontrabande nafte- thuhet ne deklarate
Balla reagoi menjehere pas kunderpergjigjes se Metes ndaj Priftit.
Meta eshte nje njeri i paqendrueshem. Eshte e qarte se koalicioni mes Berishes dhe Metes eshte nje koalicion pazaresh i korruptuar i falimentuar qe po shkaterron ekonomine e vendit po varferon shqiptaret dhe po grabit cdo pasuri publike ne kete vend tha Balla.
Sipas tij qeveria duhet te jape pergjigje per akuzat e bere lidhur me kontrabanden pasi i detyrohet shqiptareve te cilet duan te dine se kush i qeveris.