E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu jep doreheqjen

Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dha doreheqjen nga posti i Presidentit. Doreheqjen ai e beri publike ne nje konference per media ku iu drejtua te gjithe opinionit kosovar.


Doreheqja e tij ka ardhur si shkak i vendimit te Gjykates Kushtetuese e cila kishte vleresuar se Sejdiu ka bere shkelje te rende kushtetuese me mbajtjen e dy posteve si President i vendit dhe njeheresh kryetar i LDK-se edhe pse Sejdiu e kishe ngrire kete te dyten.


Lideret kosovare kane premtuar se nuk do te kete vakuum as krize institucionale.


Gjate dites priten takime te ambasadoreve te Quintit me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci.


Nderkaq Fatmir Sejdiu per te dyten here ne postin e presidentit eshte zgjedhur ne fillim te janarit 2008 me mandat pesevjecar. /Telegrafi/



Sejdiu Kushtetuesja u ngut

Presidenti i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu pas kthimit nga vizita ne New York tha te shtunen se eshte informuar lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuese por nuk e ka marre ende zyrtarisht nderkaq qendrimin e tij lidhur me kete ceshtje tha se do ta paraqese pasi ta studioje vendimin.

Gjykata Kushtetuese e Kosoves mbreme ka njoftuar se shkelja ka te beje me mbajtjen e njekohshme te postit te presidentit te Republikes dhe te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Kreu i shtetit te Kosoves me te arritur ne Aeroportin e Prishtines gjate nje konference per media vleresoi se Gjykata Kushtetuese eshte ngutur ndersa sipas tij per hapat e metejme Gjykata nuk sugjeron se cfare duhet te behet.

Ndryshe neni 91 i Kushtetutes rregullon ceshtjen e shkarkimit te Presidentit.

Presidenti i Republikes se Kosoves mund te shkarkohet nga Kuvendi nese ai/ajo eshte denuar per kryerjen e krimit te rende ose nese ai/ajo nuk eshte i/e afte per te ushtruar pergjegjesite e ketij posti per shkak te semundjes se rende ose nese Gjykata Kushtetuese ka percaktuar se ai/ajo ka bere shkelje te rende te Kushtetutes thuhet ne Kushtetute. /Telegrafi/



Presidenti para doreheqjes

Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka gjasa qe te jape doreheqje nga pozita e te parit te shtetit pas vendimit te Gjykates Kushtetuese se ai ka kryer shkelje serioze te Kushtetutes respektivisht te nenit 88.

Burime te gazetes Koha Ditore te aferta me presidentin nuk e kane perjashtuar mundesine qe kete akt Sejdiu ta bej publik menjehere pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Doreheqja sipas burimeve te gazetes do te konsiderohej si akt burreror pasi presidenti gjithmone eshte thirrur si institucionalist.

Shmangia e Sejdiut nga posti i presidentit sipas tyre nuk pritet te percillet me krize institucionale pasi nje gje e tille nuk deshirojne ta shohin as perfaqesuesit e shteteve mike.

Per kapercimin e situates jane duke u bere pergatitjet qe pasuesi i Sejdiut i cili do te propozohej nga LDK-ja te siguronte edhe votat e deputeteve te PDK-se. Deri ne zgjedhjen e presidentit te ri pergjegjesit e njeriut te pare te shtetit do te delegoheshin te kryeparlamentari. /Telegrafi/



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›