E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat ndaj Thacit reagon UNMIK dhe KFOR

Prishtine 17 dhjetor NOA-Lidhur me akuzat e ngritura ndaj ish-Kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci per krim te organizuar dhe trafik te organeve vijne reagime te tjera nga kreu i KFOR dhe ish-shefi i UNMIK.

Akuzat e komisionerit te KiE Dick Marti kreu i KFOR Erhard Buhler i ka konsideruar si akuza te pabaza pasi sipas tij nuk ka deshmi.

Nje tjeter reagim per kete ceshtje ka ardhur edhe nga ish-shefi i UNMIK-ut Bernard Kouchner i cili deklaroi se nuk ka asnje djeni per krimin e organizuar dhe qendroi skeptik ndaj akuzave.

Reagimi im i pare dhe une e lexova ate me shume kujdes eshte se jam shume skeptik ne lidhje me realitetin e ketyre akuzave per trafikim te organeve por reagimi im i dyte eshte le ti hetojne ato tha Kouchner ne nje interviste per BBC-ne

Keto reagime vijne pas nje sere reagimesh te tjera gjate dites se sotme qe kane qene ne mbeshtetje te Thacit.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›