Akuzat për LSI-në/ Halim Kosova: 1 miliard lekë tendera u bënë brenda një nate
Ministri i ri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ankohet për mënyrën se si paraardhësit e tij të Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë trajtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Në një takim me mjekët dhe infermierët e shërbimit të Kirurgjisë, ai ka deklaruar se e ka gjetur QSUT-në me një borxh prej 23 milion dollarësh.
Lekët që jepen për shëndetësinë nuk janë të pakta, por ju siguroj që ato nuk menaxhohen siç duhet. Unë e kam gjetur QSUT-në me një borxh prej 23 milion dollarësh. Gjithashtu kam gjetur 1 miliard lekë tendera që janë zhvilluar brenda një nate e që janë lekë të hedhura, ka deklaruar Kosova.
Mjekët janë ankuar për gjendjen e rënduar të Kirurgjisë. Ata thonë se duhet rikonstruktuar godina, pasi mundësia për ngritjen e një godine të re është shumë e vogël, sepse kushton shumë./ep