E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi përgatit padipenale për Dick Marty

PRISHTINE- Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi është duke planifikuar një padi për të dërguarin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili në raportin e tij ka shkruar se të burgosur civilë janë vrarë pasi u janë marrë veshkat e tyre nga ish-UÇK-së.

Lajmin për përgatitjen e padisë është konfirmuar për agjencinë e Associated Press nga një zyrtar i lartë i Kosovës, të enjten, duke dashur të mbetet të mos identifikohet për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Sipas këtij zyrtari, Thaçi ka kontaktuar avokatët për të ndjekur me padi për shpifje Martyn.

Raporti i Marty tronditi Kosovën sipas të cilit të paraburgosurve civilë të UÇK-së u janë shitur organet e tyre në tregun e zi dhe dokumenti sugjeron se Thaçi ishte dikur “boss”-i një i krimit dhe qëndronte pas tregtisë së drogës.

(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›