Akuzat e ThacitKiE miratonrezoluten e Marty
PARIS-Komiteti Parlamentar i Asamblesë së Këshillit të Evropës (APKE) për të Drejtat e Njeriut dhe legjislaturë ka miratuar në Paris projektin e raportit të raportuesit Dick Marty, me të cilin akuzohet kryeministri Hashim Thaçi se është shef i grupeve mafioze për kontrabandim armësh, droge dhe organesh njerëzore në gjithë Evropën Lindore.
Komisioni bën thirrje për hetime ndërkombetare dhe në nivel kombëtar lidhur me akuzat për trafik organesh njerëzore dhe krime të tjera nga grupet e organizuara kriminale dhe qarqet politike në Kosove, sic thuhet në raportin e raportuesit Dik Marti.
Sipas nje draft rezolutë që u miratua në mënyrë unanime sot në Paris, bazuar në raportin e zotit Marti, Komisioni deklaroi se ka të dhëna të shumta që përputhen, të cilat konfirmojnë se serbë dhe shqiptarë të Kosovës janë mbajtur të burgosur në vende sekrete nën kontrollin e Ushtrise Clirimtare të Kosoves në Veri të Shqipërisë dhe kanë qënë subjekt i trajtimeve c’njeresore përpara se të zhdukeshin.
Lajmi konfirmohet nga vetë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, e cila në një njoftim të publikuar në faqen e saj zyrtare deklaron se në mbledhjen e sotme, Komisioni i bën thirrje EULEX-it të kembëngulë në hetimin e ketyre krimeve dhe Bashkimit Europian dhe shteteve të tjera kontribuese te ketij misioni të japin të gjitha resurset dhe mbeshtetjen e nevojshme politike. “Të dhëna të shumta konfirmojnë se gjatë periudhës pas konfliktit të armatosur, ka patur heqje te organeve te disa te burgosurve në një klinike në Shqipëri, pranë Fushë-Krujës, te cilat janë dërguar jashtë shtetit për transplant”-thuhet në draftin e miratuar sot në Paris.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)