Akuzat për fshehje të pasurisë, ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe është paraqitur në SPAK ditën e sotme (10 prill). Arsyeja e paraqitjes së Tushes në SPAK mësohet se është nisja e një hetimi ndaj tij për fshehje të pasurisë.
Ish-kryebashkiaku Tushe ishte i shoqëruar nga avokati i tij ku u paraqit në SPAK, ndërsa ai ka qenë i dënuar më parë për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.
Fatos Tushe u arrestua në korrik të vitit 2021 nga SPAK dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ndërkohë Apeli i GJKKO e shpalli fajtor edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, për të cilën iu shtua dënimi edhe me 1 vit tjetër.
Dënimin me 3 vite e 4 muaj , Tushe e kishte shlyer me afatet e paraburgimit dhe për këtë arsye ai u lirua në muajin janar të 2024.
/rtsh.al/