E Martë, 3 Nëntor 2026

Favorizuan ndërtuesit duke u ulur taksat e ndërtimit, pezullohen nga detyra 4 punonjës të Bashkisë Korçë

4 punonjës të Baskisë Korçë janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se kanë favorizuar subjektet ndërtuese dhe individë të veçantë duke u ulur taksat për ndërtimin.

Sipas prokurorisë së Korçës, 4 zyrtarët “llogaritën në mënyrë të paligjshme taksën për ndërtimet dhe komplekset e luksit në masë më të ulët se sa duhej të paguhej në bazë të ligjit”.

4 punonjësit ishin pjesë e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Sektorit të Kontrollit të Zhvillimit të Territorit që merren me shqyrtimin e kërkesave për leje (deklarata, leje zhvillimi, leje ndërtimi, deklarata paraprake, certifikata përdorimi) pranë Bashkisë Korçë.

Të pezulluar janë: Zh. L., me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, E. G.,  me detyrë e Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, O. P., me detyrë specialist i Buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës dhe S. P., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa ndaj tyre u caktua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›