E Martë, 3 Nëntor 2026

Akuzat për gjenocid, Izraeli deklasifikon dokumentet: Provojmë se nuk kemi kryer krime lufte në Gaza

Izraeli ka deklasifikuar më shumë se 30 dokumente, duke përfshirë përmbledhjet e takimeve të kabinetit, si pjesë e mbrojtjes kundër akuzës për gjenocid të bërë nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas zyrtarëve izraelitë, deklasifikimi i dokumenteve ka për qëllim të tregojë se qeveria izraelite ndërmori hapa për të forcuar ndihmën humanitare dhe mbështetjen mjekësore për civilët palestinezë në muajt e parë të luftës.

Gjithashtu, zyrtarët izraelitë shpjegojnë se vendi i tyre e ndërmori këtë hap si një përpjekje për të hedhur poshtë pretendimin e Afrikës së Jugut për gjenocid.

Ndërkaq, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës pritet të zbardhë ditën e nesërme urdhrin mbi çështjen në fjalë.

CNN transmeton se Gjykata e Hagës mund të kërkojë një armëpushim të konfliktit, ndërsa vendimi përfundimtar nëse Izraeli po kryen apo jo gjenocid në Gaza ka të ngjarë të marrë muaj ose vite.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›