E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat per kontrabande nafte Prokuroria therret Priftin


Ish-ministri i ekonomise Dritan Prifti eshte thirrur mesditen e sotme ne Prokurori e Pergjithshme ne lidhje me akuzat e tij lidhur me kontrabanden e naftes. Lajmi behet i ditur nga Prokuroria e Pergjithshme e cila thekson se deputeti Prifti eshte thirrur per te dhene shpjegime ne cilesine e personit qe ka dijeni per rrethanat e ceshtjes se hetimit.
Bazuar ne te dhenat dhe faktet e publikuara ditet e fundit ne median televizive dhe ate te shkruar lidhur me kontrabanden ne fushen e hidrokarbureve Prokuroria e Tiranes dhe njesia Task Force kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit ka bere regjistrimin e procedimit penal Nr 4155 viti 2010 per shperdorim detyre dhe kontabandes parashikuar nga nenet 248 dhe 174 thuhet ne deklaraten e prokurorise.
Me tej ne deklaraten e saj Prokuroria e Pergjithshme rikujton edhe nje here ne vemendje te opinionit publik se eshte gjithmone e vemendshme ndaj akuzave per korrupsion apo per shperdorim detyre te cilat dalin ne faqet e medias si dhe nga qytetare te thjeshte apo te veshur me pushtet politik.

Prokuroria e Pergjithshme dhe Prokurorite Gjyqesore ne rrethe mirepresin cdo informacion te vlefshem qe i sherben luftes kunder ketyre fenomeneve perfundon deklarata e prokurorise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›