E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto drejt Brukselit do marre pjese ne takimin e ministrave te jashtem

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto do te marre pjese ne Takimin e Ministrave te Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s qe do te zhvillohet ne Bruksel me date 14 tetor 2010. Ne kete Takim Ministrat e Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes do te percaktojne prioritetet e Aleances ne pergatitjet per Samitin e Krereve te shteteve dhe qeverive qe zhvillohet ne Lisbone ne datat 19-20 nentor 2010.
Gjate qendrimit te tij ne Bruksel z. Haxhinasto do te zhvilloje takime dypaleshe me Zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Jashtem belg z. Stiven Vanackere si dhe do te kete takime me Komisionerin Evropian per Politiken e Zgjerimit dhe Fqinjesise z. Stefan Fule si dhe me eurodeputete nder te cilet edhe me eurodeputetet Shulz Fajon Albertini Seoboda dhe Roucek. Temat kryesore te ketyre takimeve do te jene marredheniet dypaleshe ecuria e procesit te integrimit evropian te Shqiperise si dhe zhvillimet rajonale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›