E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadilli Prokuroria te nise hetimet mbi Ramen



Deputeti i Partise Demokratike Fatbardh Kadilli i beri thirrje prokurorise te nise hetimet mbi akuzat per afera korruptive dhe gjobevenie prej 100 milion eurosh nga kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama per projektin e pallateve 35 katesh te diga e Liqenit Artificial.
Kryetari i Bashkise Tiranes Edi Rama edhe sot nuk foli per skandalin e 20 perqindeshit qe e implikon ate deri ne gryke ne projektin e gratacelave 35- katesh tek Liqeni theksoi Kadilli.
Sipas Kadillit akuzat e leshuara nuk jane thjesht nje prove e rende korrupsioni por eshte edhe mekanzimi i nje sistemi te frikshem qe vepron prej shume vitesh ne Shqiperi. Ne kete akuze Kadilli i kujtoi Edi Rames se demokratet nuk do te rreshtin se kerkuari pergjegjesine e tij direkte ne kete mega-afere pergjegjesi e cila duhet te jete edhe ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›