Akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK çon për gjykim mjekun Edvin Prifti

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO pas 3 vitesh hetime kardiokirurgun Edvin Prifi i akuzuar për korrupsion pasiv, fshehje e të ardhurave, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Sipas SPAK mjeku Edvin Prifti ka përfituat para në mënyrë të paligjshme në të paktën 7 raste kur ka operuara si shef si Shërbimit të kardiokirurgjisë pranë QSUT-së.
Edhe gjatë kontrollit në banesë dhe zyrën e tij, mjekut Prifti iu sekuestruan shuma të konsiderueshme monetarë cash, të cilat nuk mund t’i justifikonte.
SPAK ka sekuestruar edhe 6 llogari bankare si dhe janë sekuestruar në total 434 319 euro, mbi 67 milionë lekë dhe 7 600 dollarë.
Sipas SPAK “Edvin Prifti është pajisur me fatura fiktive të cilat pasqyrojnë blerjen fiktive të sendeve dhe pajisjeve mjekësorë nga subjektet tregtare në emër të tij më qëllimin rritjen e kostove dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe për të justifikuar derdhjen e shumave cash në llogaritë e bizneseve, shuma që më pas janë tërhequr prej tij dhe janë depozituar në llogaritë e tij personale”.
Kjo mënyrë sipas SPAK i ka shërbyer mjekut të justifikonte burimet e të ardhurave.
Një tjetër rast i hetuar nga SPAK është edhe marrja e një granti në shumën 8 973 dollarë nga një fondacion me pretendimin për të financuar një projekt të tijin që do implementohej në kardiokirurgjinë e QSUT, por “kjo shumë” sipas SPAK “nuk është investuar e plotë duke i përfituar pjesën tjetër për interesat personale”.
Edvin Prifti doli në përgjimet e SPAK në 2021 nga hetimet për Gjykatën e Krujës që çoi në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 12 persona të tjerë. Në atë kohë SPAK bastisi banesën dhe zyrën e mjekut ku gjeti 256 800 euro, 7600 dollarë dhe mbi 15 milionë lekë.
/rtsh.al/