E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat per rrjedhjen e parave Berisha i pergjigjet opozites

Shqipëria renditet vendi i 106 për shumën e parave që fshihen nga llogaritë zyrtare dhe që nuk u dihet origjina, duke lënë pas 103 vende të tjera.
Këto të dhëna janë publikuar në raportin e oranizatës Global Financial Integrity. Të parët që reaguan ishin socialistët, duke akuzuar qeverinë se kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë në mënyrë të paligjshme në 5 vite, 1.3 mld dollarë.

Një ditë më pas reagoi ministri i financave Ridvan Bode duke i cilësuar deklaratat e partisë socialiste të paargumentuara që bëhen me qëllim që të përbaltin vendin.

Kryeministri Berisha e ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social facebook reagimin ndaj deklaratave të partisë socialiste. Ai ka akuzuar kryesocialistin Rama se ka mashtruar shqiptarët duke keqperdorur dhe keqinterpretuar me qellim nxirjen e imazhit të vendit, lidhur me raportin e organizates Global Financial Integrity. Në këtë raport, ndryshe nga c'e nxinte zoti Rama, Shqipëria renditej më mirë se 103 vende të tjera të planetit, shkruan kryeministri Berisha.
Rikujtojme këtu – thotë ai,-se në raportin e saj për Shqipërinë të vitit 2004 gjatë qeverisjes socialiste, Banka Botërore shkruante se çdo vit në Shqipëri 1,4 milardë dollarë, para të takspagueseve shqiptare, përfundonin në xhepat apo llogaritë e zyrtarëve dhe kontrabandistëve të vendit. Pra mbi 10 herë më shumë se në vitin 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›