Majko nga Pogradeci Shteti te zbardhe drejtimin e 1.3 miliarde dollareve

Bëhet fjalë për 1.3 miliard dollarë dhe sigurisht të gjitha nuk mund të jenë të politikanëve por Shqipëria dhe shqiptarët duhet të dinë drejtimin e këtyre parave. Deputeti socialist Pandeli Majko nga Pogradeci ka komentuar raportin më të fundit të Global Financial Integrity, për rrjedhjen e parave jashtë vendit gjatë viteve 2005-2010 përmes korrupsionit, evazionit fiskal dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.
“Shteti shqiptar duhet të marrë hapa të rëndësishëm zyrtare, që ka për qëllim zbardhjen e drejtimit të këtyre parave. Mendoj se disa veprime proceduriale, pa e ngarkuar me luftën politike mund të kryhen nga ana e shtetit shqiptar, pasi në fund të fundit nuk bëhet fjalë për 10 milionë apo 20 milionë, por bëhet fjalë për 1.3 miliardë dollarë dhe sigurisht të gjitha nuk mund të jenë të politikanëve, por Shqipëria dhe shqiptarët duhet të dinë drejtimin e këtyre parave”- u shpreh Majko.
Majko foli edhe rritjen e retorikave të nacionalizmit në prag të fushatës elektorale që sipas tij nacionalizmi është reja e fundit e horrave.
“Nuk nënvlerësoj faktin që jemi në prag të fushatës elektorale dhe një pjesë e deklaratave të karakterit nacionalist mund të përdoren për të thithur vota,në kuadër të një varfërie të përgjithshme politike dhe alternativave. Të tjerë, të zgjuar dhe më të vjetër kanë deklaruar dhe kanë thënë se nacionalizmi është reja e fundit e horrave,të paktën ky është përcaktimi nga gjuha angleze”.