Akuzat për trafik armësh, Rama: MM nuk jep prova për të kundërtën
Kryetari i partisë Socialiste, Ei Rama ka reagur në lidhje me debatin e fundit, atë të tregëtimit të armëve. Pas Braçes, i cili ka pasur disa akuza për trafik të paligjshëm të kundërshtuara nga ministria e Mbrojtjes, Rama shprehet se ky dikaster nuk ka treguar asnjë provë deri tanë për të kundërtën.
“Ndiqni shpalosjen e kalbëzimit rrënqethës të Ministrisë së Mbrojtjes përmes fakteve e shifrave të korrupsionit që po ekspozojmë publikisht. Ministri i Mbrojtjes vetëm hakërrehet ndaj Erjon Braçes që po bën përditë ekspozenë e atij kalbëzimi, por s’jep dot asnjë provë të kundërt!”, shkruan Rama në Twitter.
1 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Akuzat për trafik armësh, Rama: MM nuk jep prova për të kundërtën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip