E Diel, 1 Nëntor 2026

AkuzatTopiDrejtesia mos rrije spektatore

Keshilli i Larte i Drejtesise eshte mbledhur sot nen drejtimin e presidentit Bamir Topi. Kreu i shtetit duke folur ne fillim te mbledhjes i terhoqi vemendjen drejtesise te mos rrije spektatore perballe akuzave te ndersjelleta qe dalin cdo dite nga selia roze dhe blu.
Sot sistemi i drejtesise duhet te jete me i vemendshem dhe me profesional duke pasur me shume protagonizem ne momentin kur akuzat shfaqen sheshit kur akuzat jepen ne menyre te ndersjellete ne publik dhe publiku me te drejte kerkon te jete jo vetem i informuar por te dije ku eshte drejtesia. Sistemi i drejtesise nuk mund te rrije spektator. Ndoshta akuzat jane politike apo te pabazuara ndoshta kane argument dhe kete e kam per situaten ne pergjithesi jo vetem per protagonistet politik. Garancia e sistemit demokratik ne Shqiperi eshte drejtesia dhe shteti ligjor tha kreu i shtetit njeheresh edhe kryetar i KLD-se.
Po ashtu presidenti Topi tha se institucionet e drejtesise duhet te jene te motivuara dhe se kerkohet pozicion konkret ne drejtesi.

Per here te pare ne mbledhje do te filloje zbatimi i sistemit te vleresimit te punes disa vjecare te gjyqtareve si kerkese ligjore ne promovimin dhe karrieren e tyre. Vleresimi eshte realizuar nga inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›