E Diel, 1 Nëntor 2026

PSLigji per mbrojtjen e investimevete huajaatikushtetues

Partia Socialiste ka reaguar sot per ligji per mbrojtjen e investimevete huaja. Deputeti Damian Gjiknuri tha se ky ligj qe kerkohet te miratohet eshte atikushtetues dhe klientelist.
Ai tha se ligji shkel haptazi barazine perpara ligjit pasi sipermarresit shqiptar diskriminohen perpara atyre te huaj. Sipas tij ligji sanksionon shpronesimin per interes privat dhe jo publik pasi prona mund te shpronesohet ne favor te investitorit te huaj.

Ligji i heq cdo mundesi praktike e ligjore shtetasit shqiptar per te mbrojtur pronen e tij perpara gjykates pasi ne cdo rast ajo I kalon investitorit te huaj.Ligji i cili miratohet me shumice te thjeshte nderhyn ne procedurat gjyqesore duke ndaluar gjykaten te perdore mjetet e saj ligjore per nje gjykim te drejte mjete keto qe sanksionohet nga nje ligj qe kerkon shumice te cilesuar shtoi ai.

Gjiknuri tha se ky ligj do ti krijoje mundesi klienteve te Sali Berishes qe te shtien ne dore cdo pasuri qe eshte vene me kohe ne shenjester .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›