E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohej për 4 vepra penale, arrestohet 31-vjeçari

Burime zyrtare nga DPQ Lezhë, thanë per ATSH-në se 31 vjeçari Sander Luli, pas një konflikti që ka patur me një shtetas duke pretenduar se ai i kishte marrë borxh një sasi lekesh, e ka kërcënuar atë duke qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të baneses se tij.

Në cilësinë e proves materiale në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi një armë zjarri automatik mod. 56 me nr. 01542-82, dy krehëra automatiku me 10 dhe 20 fishekë, mod. 56, dy gëzhoja automatiku model 56 etj./Start/

                                                                                             2012-08-21 19:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›