E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niklinson: Lamtumirë botë, momenti erdhi

Lajmin e konfirmuan nga avokatët e tij, ku ndër të tjera thonin se 58-vjeçari kishte vdekur për shkaqe natyrale.

Pak orë para vdekjes së Niklinson, në profilin e tij në Tëitter ishte shkruar mesazhi: Lamtumirë botë, momenti erdhi!

Ky njeri, i prekur nga sëmundja e rrallë, ishte i vetëdijshëm për atë çka e mundonte dhe ndodhte, por nuk kishte asnjë kontroll mbi muskujt e paralizuar të trupit.

Toni Niklinson vuante prej shtatë vitesh nga sindroma e “kyçjes në vetvete”, e cila bënte që e vetmja gjë që ai mund të kishte kontroll mbi trupin e tij ishin sytë.

Britaniku nuk ishte në gjendje të fliste dhe të lëvizte asnjë pjesë të trupit, ndërsa i duhej asistencë e vazhdueshme dhe e plotë për të jetuar në atë ferr.

Ai pësoi një atak në zemër teksa ndodhej në një udhëtim pune në Athinë në vitin 2005. Goditja në zemër i shkaktoi sindromën që e la tërësisht të paralizuar në çdo pjesë të trupit, ndonëse ishte plotesisht i aftë mendërisht dhe në gjendje të kuptonte situatën në të cilën ndodhej.

Prej dy vitesh, i sëmuri kishte ngritur një çështje në gjykatë, duke i kërkuar Gjykatës së Lartë të Britanisë që të lejonte mjekët ta asistonin në vetvrasje, të cilën ai nuk mund ta kryejë dot për shkak të kufizime fizike./Start/

                                                                                             2012-08-22 15:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›