E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohen 5 ushtare amerikane gjymtonin dhe vrisnin civile ne Afganistan



Gazeta britanike The Guardian ka bere te ditur skandalin e radhes per ushtaret amerikane ne Afganistan qe mendohet te jete edhe me i rendi. Behet fjale per pese ushtare te cilet akuzohen se kane vrare civile dhe mendohet se per ta akti i vrasjes se njerezve ishte bere nje lloj sporti. Vrisnin dhe mblidhnin si trofe te arritjeve gishtat e te vdekurve shkruan e perditshmja britanike The Guardian duke cituar hetuesit dhe dokumentet ligjore. Pese ushtaret e quajtur ndryshe si Kill Team Ekipi vrases rrezikojne denimin me vdekje. Ne skandal jane perfshire edhe shtate ushtare te tjere te cilet kishin rrahur nje rekrut qe kishte denoncuar vrasesit. Sipas The Guardian akuzat e ngritura jane me te rendat mes atyre per krime lufte te kryera ne Afganistan.

10 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›